Besart Berisha është goditja e madhe e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Ish sulmuesi I Kombëtares shqiptare dhe shumë ekipeve të njohura ka pranuar ofertën e skuadrës bardheblu dje këtë sezon do të luajë në Kosovë.
36-vjeçari ka mbërritur ditën e sotme në Prishtinë dhe do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Akordi mes klubit dhe lojtari është arritur pak ditë më parë dhe sot lojtari pritet të prezantohet edhe zyrtarisht nga Prishtina.
Berisha ka një eksperiencë të madhe pasi në të kaluarën ka luajtur për shumë në Australi, por edhe me ekipe si Burnley, Bielfeld, Rosenborg, Hamburg apo Horsens. Bomberi shqiptar luajti edhe me Kombëtaren kuqezi dhe në 17 ndeshje shënoi 1 gol.

Poll