Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Dëmtim "horror" ndaj kampionëve të Francës, mesfushori i Kosovës në dyshim për ndeshjet e tetorit

Shkruar nga NEWSPORT

Valon Berisha ka pësuar një dëmtim "horror" në ndeshjen e djeshme ndaj kampionëve të Fracës, Lille. Mesfushori shqiptar e nisi takimin si titullar, por u zëvendësua pas vetëm 8 minutash, ndërsa Reims u mposht me rezultatin 2-1.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Valon Berisha ka treguar këmbën e tij të gjakosur dhe me 6 qepje, ndërsa rrezikon të mungojë edhe për ndeshjet e muajit tetor që Kosova do të luajë për kualifikueset e Kupës së Botës.

"Jashtë për pak, por për t'u kthyer më i fortë", shkruan Valon Berisha në postimin e tij.

Kosova do të luajë Suedisë më datë 9 tetor në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë presin Gjeorgjinë "Fadil Vokrri". Aktualisht, Kosova renditet në vendin e 4-të me 4 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga