Zlatan Ibrahimoviç u zyrtarizua përpara pak ditësh si lojtari më i ri i Milan. Rikthimi i 38 vjeçarit në Itali bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Për ish sulmuesin e Kombëtares suedeze nuk ka vetëm lajme të mira, pasi mëngjesin e kësaj të diele, në Malmo është thyer statuja e tij.
E gjendur pranë stadiumit ku 38 vjeçari u dallua si futbollist, tifozët e këtij ekipi i janë vënë pas Ibrës për mbështetjen që ai tregoi ndaj rivalëve të Hammarby. Sipas mediave vendase, një person i paidentifikuar ka shkruar "zhduku" me spraj blu, ngjyra që simbolizojnë rivalër e Malmo. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto veprime, por siç shihet nga pamjet, këtë herë statuja është hedhur përtokë.


Galeria fotografike ()
Poll