Tifozët e Arsenalit dhe për më tepër vetë skuadra e drejtuar nga Arsen Wenger kanë përjetuar dje një makth të vërtetë pas humbjes 5-1 ndaj Bayern Munchen.
Eliminimi turpërues nga 1/8-at e Champions League ka bërë që shumë tifozë të "topçinjve" të reagojnë në gjaknxehtësi e sipër, si në rastin e këtij fansi, i cili ka thyer televizorin pas golit të 5-të të shënuar nga gjermanët.
Bayern Munchen fitoi 5-1 në Gjermani dhe po me këtë rezultat edhe në Angli kundër Arsenalit, duke kaluar kështu në çerekfinale të Champions League.
Poll