Besiktasit, ekipit turk që do të luajë kundër Tiranës në Conference League, nuk po i shkon dhe aq mirë. Ekipin turk po e ndjek tersi ditët e fundit.
Para disa ditësh një lojtar i klubit turk u dhunua teksa sot vetë ekipi ka bërë një njoftim mbi futbollistin Umut Meras i cili ka bërë një aksident me makinë, por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme material.
“Futbollisti ynë Umut Meras, i cili pati një aksident trafiku me dëme material në Çekmekoy, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të ndjekë stërvitjen me ekipin”, thuhej në deklaratën zyrtare të klubit turk.
[caption id="attachment_701557" align="alignnone" width="529"] - Foto e makinës së futbollistit turk, pas aksidentit -[/caption]
Poll