Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ 9 tituj më shumë se kampionët aktualë, Tirana tregon kush “sundon” kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është skuadra kampione e edicionit futbollistik 2022-2023 të Abissnet Superiores. Të kuqtë ngritën trofeun e 17-të në historinë e tyre, ditën e djeshme pas fitores me Teutën. Një kampionat i rivalizuar nga java e parë deri te e fundit me rivalen e përbetuar, Tiranën.

Bardheblutë kryesonin deri në javën e parafundit por barazimi mes shumë polemikave me Bylisin i hoqi nga duart titullin e dytë rradhazi. Te Tirana pretendojnë se suksesi u është hequr padrejtësisht dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar reagimet por edhe thumbimet pasi Partizani u shpall kampion.

Ditën e somte, klubi ka postuar një foto në rrjete sociale të renditjes së skuadrave me më shumë trofe. Tirana kryeson me 26 trofe, plot 6 më shumë se Dinamo ndjekëse ndërsa Partizani renditet i 3-ti me 17 tituj. Një formë kjo e bardhebluve për të treguar se kush janë rekordmenët e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga