Interi nuk ia doli të fitonte trofeun e UEFA Champions League, teksa u mposht nga Manchester City me shifrat 1-0. Kjo që solli një dëm të madh për ish-legjendën e zikaltërve.
Adriano kishte besim tek fitorja e ish-klubit të tij për një triumf të mundshme. Për këtë arsye ai kishte vendosur të vinte një skedinë. “Perandori” vendosi plot 10.000 euro për fitoren e zikaltërve e cila kuotohej me koefiçentin 7.50.
Fitimi i mundshëm i zikaltërve do t’i sjelltë atij plot 75.000 euro. Ishte Rodri ai i cili i mohoi këtë shumë brazilianit me anë të golit të shënuar në minutën e 68-të.
[caption id="attachment_696289" align="alignnone" width="882"] Skedina e Adrianos[/caption]
Poll