Tirana fitoi sot 4-0 me Teutën në “Selman Stërmasi”. Dueli i javës së pestë në Superligë pa Redon Xhixhën të shënonte tripletë. Pas ndeshjes, sulmuesi i Tiranës mori topin në shtëpi, me autografet e të gjithë bashkëlojtarëve.
Jo vetëm kaq. Për të në stadium ishin edhe dy fanset e tij më të zjarrta. E ëma dhe e motra e Redonit kanë surprizaur sulmuesin, teksa prezenca e tyre në stadium i ka sjellë fat jo vetëm atij por edhe kampionëve të vendit.
Pas duelit nuk mund të mungonin disa minuta qetësimi, me sulmuesin që ka pozuar me topin që ia doli ta marrë në shtëpi.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram