
FIA ka bërë publik sot kalendarin e Botërorit 2017 të Formula 1. Kalendari ende nuk është zyrtarizuar për shkak se do të bëhet në përfundim të botërorit të vitit 2016, që ndodh pas një muaji.
Ashtu si këtë vit, Botërori i Formula 1 do të ketë 21 gara. Sfida e parë mes pilotëve do të nisë më 26 mars në Australinë e largët dhe do të përfundojë më 26 nëntor në Abu Dhabi. Për sezonin e ri në Formula 1 nuk do të ketë asnjë pistë të re, por vetëm ndryshime në rregulloren e garave.
Kalendari i Botërorit 2017 në Formula 1
26 mars, Australi
9 prill, Kinë
16 prill, Bahrein
30 prill, Rusi
14maj, Spanjë
28 maj, Montekarlo
11 qershor, Kanada
18 qershor, Azerbajxhan
2 korrik, Austri
9 korrik, Britani e Madhe
23 korrik, Hungari
30 korrik, Gjermani
27 gusht, Belgjikë
3 shtator, Itali
17 shtator, Malajzi
1 tetor, Singapor
8 tetor, Japoni
22 tetor, Amerikë
5 nëntor, Meksikë
12 nëntor, Brazil
26 nëntor, Abu Dhabi