
Mercedes e pakapshme edhe në Gjermani, Rosberg në “pole position”. Mercedes i ka dominuar provat zyrtare, ashtu si pati bërë edhe në provat e lira, më e shpejta në pistë. Rosberg regjistron kohën më të shpejtë me 1'15"738, ndërsa Hamilton është vetëm 57 të mijtat pas tij.
Në vijën e dytë janë dy makinat Red Bull, me Riçiardo që la pas shokun e skuadrës Max Verstappen. Zhgënjen sërish Ferrari, që shpresonte shumë në Gjermani, por u pozicionua në vendet 5 dhe 6. Ndërsa Hamilton i shpëton një penalizimi nga komisarët e pistës, pas një incidenti me Grosjean në bokse.
Poll