
Ferrari është rikthyer me fitore me fillimin e kampionatit të Formula 1.Sebastian Vettel ka triumfuar duke fituar çmimin e madh të Australisë e madje duke mposhtur pilotin që po shkëlqen këto kohë në Formula 1, Lewis Hamiltnonin e Mercedes.
Piloti gjerman i Kukëkuqes e pranon se edhe fati pati pjesën e tij në këtë triumf të Ferrarit.
"Shkoi gjithçka mirë, patëm pak fat, por në të vërtetë jam dëfryer shumë. Morën një fitore, por ne kërkojmë shumë më tepër. Shpresoja në një nisje më të mirë, por pata probleme me gomat në fillim dhe e humba pak kontaktin me Lewisin dhe Kimin. Më pas mora kryesimin dhe e kishin të vështirë të më parakalonin. Ishte një garë pozitive, por nuk kemi marrë maksimumin e mundësive tona. Fati ishte me Vettel dhe rëndësi ka që morëm vendin e parë", u shpreh gjermani.