Gara për çmimin e madh të Formula 1 në Hungari dhuroi emocione të mëdha. Francezi Esteban Ocon ia doli të marrë fitoren e parë në karrierën e tij, duke u rënditur i pari. Në vendin e dytë u pozicionua Sebastian Vettel, ndërsa i 3-ti është Lewis Hamilton. Hamilton dhe Mercedesi i tij janë shumë larg me suksesin edhe këtë herë, ku do i duhet të kënaqet me top 3-shen.
Ndër të tjera mund të përmendim Gasly i gjashti, Riçiardo i dymbëdhjeti, ndërsa Verstappen dështoi totalisht dhe nuk arriti më shumë sesa vendi i 10-të.
Francezi Esteban Ocon, edhe pse nuk e nisi si favorit, bëri gjithçka mirë, duke lënë pas tij emra me "peshë".

Poll