
Kosova luan në orën 17:00, një ndeshje miqësore përballë Armenisë. Ky takim është dhe debutues për trajnerin e ri Franco Foda.
Së fundmi është bërë i ditur dhe formacioni zyrtar, përzgjedhur nga gjermani. 57-vjeçari ka preferuar skemën 4-2-3-1.
Golat i janë besuar kapitenit Vedat Muriqi, që do mbështetet në sulm nga Rashica, Muslija dhe Zhegrova. Para mbrojtjes dhe për mesfushën do të mendojnë Loshaj dhe Valon Berisha.
Në mbrojtje nga e majta në të djathtë është katërshja, Paqarada, Aliti, Dellova dhe Vojvoda. Aro Muric është ai që ka për detyrë të mbrojë portën.
FORMACIONI ZYRTAR:
Kosova(4-2-3-1): Muric; Paqarada, Aliti, Dellova, Vojvoda; Loshaj, Valon Berisha; Rashica, Muslija, Zhegrova; Muriqi