Shqipëria do të zhvillojë miqësoren e dytë dhe të fundit për muajin mars përballë Suedisë, sot në orën 19:00 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.
Kuqezinjtë duan të reagojnë pas humbjes me Kilin dhe ndaj nordikëve pritet një marsh tjetër nga ekipi. Megjithatë, mbeten ndeshje miqësore që teorikisht vlejnë vetëm për trajnerin Sylvinho i cili po përgatit listën me 23 lojtarët e Europianit.
Në konferencë tha se dëshiron të shohë sa më shumë lojtar dhe këtë e konfirmon me formacionin titullar për sfidën e sotme. 3 ndryshime duke filluar nga mbrojtja me Enea Mihajn e për të përfunduar në majën e sulmit tek Armando Broja.
Më poshtë do të njiheni me formacionin zyrtar të Kombëtares sonë në miqësoren përballë Suedisë.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Broja, Bajrami.
Trajner: Sylvinho