Shqipëria do të sfidojë Çekinë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në ‘Fortuna Arena’ për të zhvilluar ndeshjen e 5-të të fazës së grupeve për kualifikueset e Euro 2024. Entuziazmi është i madh, përgatitjet kanë mbaruar, tifozët mezi presin nisjen e ndeshjes dhe të gjithë sytë janë te formacioni që do të zgjedhë trajneri Sylvinho.
Brazilian ka shuar të gjitha dilemat dhe ka përzgjedhur 11 kuqezinjtë e tij që do ta nisin nga minuta e parë në fushë. Porta i besohet sërish Berishës ndërsa në mbrojtje rikthehet Hysaj i cili do të jetë në të djathtë të Ismajlit dhe Gjimshitit ndërsa majtas Mitaj . Mesfusha i besohet ‘italianëve’ Ramadani e Asllani ndërsa ’10-sh’ është Bajrami.
Tredhëmbeshi i sulmit do të formohet nga Jasir Asani në të djathtë, Sokol Cikalleshi si bomber dhe Taulant Seferi në të majtë.
Formacioni i Çekisë: