Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e tretë në grup për kualifikueset e Euro 2024 përballë Ishujve Faroe, sonte në orën 20:45. Kuqezinjtë vijnë me moralin e lartë pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë dhe do të tentojnë të bëjnë të njëjtën në transfertën e largët.
Fitorja është detyrim për të vazhduar ëndrrën e grupeve të Euro 2024. Në letër jemi më të fortë por këtë duhet ta vërtetojmë në fushën e lojës. Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur formacionin titullar ku i beson atyre që fituan në “Air Albania”.
Formacioni Zyrtar:
Poll