Kombëtarja shqiptare do të luaj një ndeshje jetike përballë Polonisë, sonte në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’. Kuqezinjtë presin polakët për një finale të parakohshme që do të ketë një peshë shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2024.
Përgatitjet janë mbyllur të gjitha dhe skuadrat janë gati për fërshëllimën e parë, njëjtë si edhe tifozët të cilët kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit, i cili do të jetë plot e përplot.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur edhe formacionin titullar për këtë sfidë.
Poll