
Kukësi do të luajë ditën e enjte me Austrinë e Vjenës, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Europa League. Trajneri Hasan Lika, pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacion. Ndryshe nga Vjena, në Elbasan pritet ta nisë takimin si titullar Izair Emini në vend të Rangel. Megjithëse sulmuesi humbi atë rast flagrant në ndeshjen e kaluar, tekniku Lika pritet t'i japë një tjetër mundësi pasi vlerat e tij, Emini i ka treguar gjatë kampionatit të kaluar. Ndërsa pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë me takimin e kaluar.
Skuadra verilindore do të tentojë të kualifikohet, por këtë mund ta rrijë vetëm në qoftë se arrin të fitojë. Ndaj tekniku Lika mund të aplikojë një formacion sulmues, ku do të përdoret skema 4-2-3-1.
[gallery columns="1" size="full" ids="17979"]