
Teuta dhe Kukësi luajnë në orën 16:00 ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Superiores. Ky duel ka rëndësi për mbijetesën, pasi Kukësi ndodhet në vendin e fundit dhe Teuta në të parafundit.
Në stadiumin “Niko Dovana”, të dyja skuadrat luajnë për fitoren. Së fundmi janë bërë publike dhe formacionet e përzgjedhura nga Çela dhe Martini.
Teuta – Kukësi, formacionet:
Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Kotobelli, Gjinollari, Daja, Lloci, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Faust.
Kukësi: Tafas, Zenunaj, Lamçe, Zhongo, Murati, Fejzaj, Lleshi, Da Mota, Rivas, Salami, Hasaj.
Poll