
Spanja dhe mbarë Europa do shijojë sot në orën 16:00 ndeshjen klasike mes Barcelonës dhe Real Madridit. Për miqtë kthehet kapiteni Ramos, që mungoi në duelin e javës së shkuar në ndeshjen e humbur 0-1 nga Cadiz.
Të dyja skuadrat morën humbje në javën e shkuar dhe kërkojnë të rikthehen te suksesi. Për madrilenët kjo ndeshje është tejet e rëndësishme pasi kërkohet fitorja e dytë radhazi në El Classico, gjë që nuk ka ndodhur prej sezonit 2008.
Formacionet:
Barcelona: Neto, Sergiño Dest, Clement Lenglet, Gerard Piqué, Jordi Alba; Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Ansu Fati, Philippe Coutinho; Pedri, Lionel Messi
Real Madrid: Thibaut Courtois, Nacho, Raphael Varane, Sergio Ramos (C), Mendy; Fede Valverde, Casemiro, Toni Kroos, Asensio; Vinicius, Karim Benzema