Uefa Champions League do zhvillojë sot ndeshjet e treta në grupe. Në Munich, Bayern pret në 18:45 skuadrën e Plzen. Çekët kërkojnë të sfidojnë kampionët e Gjermanisë, duke dashur të bëjnë surprizën. Po në këtë orar, në Velodrome luan edhe Marseille me Sporting Lisbone.
Të katërt trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare. Bayern kërkon të shkëputet në grupin C që cilësohet si më i forti, pasi janë pjesë edhe Inter dhe Barcelona që luajnë sot në 21:00.
Bavarezët kanë gjashtë pikë të plota pas dy ndeshjeve, ndërsa Plzen dy humbje. Në sfidën tjetër, Marseille kërkon pikët e para kundër Sporting që qëndron në krye me gjashtë pikë.
Formacionet zyrtare:
Bayern - Plzen
Marseille - Sporting
Galeria fotografike ()
Poll