
Lazio do të luajë në orën 18:00 sfidan e javës së 19-të në Serie A ndaj Sassuolos. Skuadra kryeqytetase pas fitores në derbi ndaj Romës dhe në Kupë kërkon të vazhdojë me rezultatet pozitive. Një ndeshje jo e lehtë për lacialët që do të përballen ndaj Sassolos që renditen një vend poshtë tyre në klasifikim.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Për këtë ndeshje, Tomas Strakosha është lënë jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa Muriqi do ta nisë nga stoli. Që të dy lojtarët ishin titullar pak ditë më parë në Kupë, ndërsa në këtë takim nuk do të jenë të paktën Strakosha pasi Muriqi mund edhe të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Lazio (3-5-2): Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Akpa Akpro, Marusic; Correa, Immobile.
Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Marlon, Ferrari, Rogerio; Locatelli, Obiang; Traorè, Duricic, Defrel; Caputo.