
Barcelona pret sot në Camp Nou Atletico Madrid. Sfida e orës 16:15 vlen për javën e 35 në La Liga, ndërsa dy skuadrat janë pranë njëra-tjetrës në klasifikim. Miqtë e Simeones janë në krye me 76 pikë, dy më shumë se Barça dhe Real Madrid.
Si Koeman dhe Simeone kanë vendosur titullarët, në sfidën që do përcaktojë skuadrën që me gjasë do fitojë titullin kampion.
Formacionet:
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Piqué, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Jordi Alba; Messi, Griezmann.
Atletico Madrid: Jan Oblak; Kieran Trippier, Stefan Savic, Felipe, Mario Hermoso; Yannick Carrasco, Koke, Marcos Llorente, Thomas Lemar; Angel Correa, Luis Suarez.
Poll