
Serie A zbret në fushë në orën 15.00 me 3 takimet e rradhës. Napoli pret Cagliarin, teksa nga minuta e parë është Elseid Hysaj. Trajneri Gatusso ka preferuar të aktivizojë lojtarin shqiptar në prapavijë, për t'i dhënë sigurinë e duhur.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta udhëton në Reggio Emilia ndaj Sassuolo. Trajneri i bergamaskëve, Gasperini ka vendosur që Berat Djimsiti ta nisë si titullar. Përformancat e shkëlqyera të shqiptarit i kanë bindur të gjithë dhe tani është pjesë e pandashme e formacionit.
Si Napoli, ashtu edhe Atalanta luftojnë në distancë për një vend që të çon në Uefa Champions League.
NAPOLI (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz, Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen
CAGLIARI (3-5-1-1): Cragno; Ceppitelli, Godin, Carboni; Zappa, Duncan, Deiola, Nandez, Lykogiannis; Nainggolan; Pavoletti
-
Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Marlon, Chiriches, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Traoré, Boga; Defrel.
Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Pessina; Zapata.