
Atalanta-Hellas Verona do të jetë sfida e parë e ditës së sotme në Serie A. Zikaltërit e drejtuar nga Gasperini kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive dhe në shtëpi kërkojnë 3 pikëshin.
Nga ana tjetër, Hellas Verona është një nga skuadrat me mbrojtjen më të fortë në kampionatit. Janë bërë publike edhe formacionet titullare nga të dy trajnerët me Gjimishitin që do ta nis si titullar. MArash Kumbulla edhe pse është kthyer me skuadrën nuk do ta nis nga fillim, ndërsa mbrojtësi tjetër Rrahmani e nis si titullar.
ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Gjimshiti, Palomino; Hateboer, Pasalic, Freuler, Castagne; Gomez, Ilicic; Muriel.
VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Dawidowicz, Bocchetti; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Di Carmine.