Kukësi do të presë Laçin në Kukës Arena në orën 13:00 për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët do të tentojnë me çdo kusht kthesën te fitorja për ta mbyllur vitin në mënyrën e duhur. Forma e ekipi është më e dobta në kampionat teksa 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë dhe rikthehen në vendin e fundit.
Tërësisht e kundërta për kurbinasit teksa janë ekipi me formën më të mirë ku në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë plot 12 pikë, aq sa Kukësi gjithë sezonin. Dy trajnerët kanë zgjedhur 11-shen titullare, të fundit për këtë vit. Hallaçi i qendron besnik skemës 3-4-3. Mezani nga ana tjetër ka hedhur titullar Mazrekajn i cili lë përfundimisht pas dëmtimin.
Formacionet Zyrtare:
KUKËSI (3-4-3) – Halimi; Dragoshi, Ilieski, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Mbarak, Ndreca; Basa, Gj. Taipi, Barbosa. Trajner: Rrahman Hallaçi
LAÇI (4-3-3) – Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Alla, Ziko; Borisyuk, Ujka, Spahiu; Adeleke, Shkurtaj, Mazrekaj. Trajner: Gentian Mezani