Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FORMACIONET/ Gjimshiti nga minuta e parë, Atalanta në kërkim të fitores së 4-të radhazi

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Gjimshiti nga minuta e parë, Atalanta në kërkim

Atalanta do të luajë në orën 18:00 sfidën e javës së 18-të të Serie A ndaj Genoas në shtëpi. Skuadra zikaltër ka arritur të marrë 3 fitore radhazi e përballë një kundërshtari të lehtë në letër si Genoa kërkon triumfin e 4-të. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.

Nga minuta e parë do të luajë si zakonisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ndërsa në sulm Ilicic do të jetë në mbështetje të Zapatas. Kapiteni Papu Gomes vijon të jetë i dënuar nga klubi dhe nuk është grumbulluar sërish.

Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi; Ilicic, Zapata.

Genoa (3-5-2): Perin; Criscito, Radovanovic, Masiello; Zappacosta, Strootman, Badelj, Zajc, Czyborra; Pjaca, Shomurodov.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga