Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FORMACIONET/ Fitorja i jep titullin kampion, Xavi zgjedh 11-shen përballë Espanyol të Keidi Bares

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Fitorja i jep titullin kampion, Xavi zgjedh 11-shen

Barcelona do të luajë sonte kundër Espanyolit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të La Liga-s. Skuadra e drejtuar nga Xavi ka mundësinë e artë për të siguruar matematikisht titullin kampion. Takimi do të luhet në transfertë, megjithatë pritet që numri i tifozëve të Barçës të jetë i lartë.

Katalanasit duhet të triumfojnë në mënyrë që të arrijnë te trofeu i 27-të kampion në Spanjë. Aktualisht gjenden në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 82 pikë. Një fitore ndaj Espanyolit, do të siguronte matematikisht titullin kampion në elitën e futbollit spanjoll.

Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare ndërsa mesfushori shqiptar, Keidi Bare e nis nga stoli për vendasit.

Formacionet Zyrtare:

Espanyol (5-4-1): Pacheco; Gil, Montes, Gomez, Cabrera, Olivan; Melamed, Darder, Suarez, Braithwaite; Joselu: Trajner: Luis Garcia Fernandez

Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Gavi. Trajner: Xavi Hernandez

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga