
Sot, në orën 14:00, Tirana do të presë në shtëpi Apoloninë për të luajtur takimin e javës së tetë të kampionatit në Kategorinë e Parë. Të gjithë janë "sy e veshë" për të zbuluar se kush do të zbresë në fushën e blertë si titullar nga të dyja ekipet.
Ndërkohë që Apolonia është më e qetë, te Tirana ka ende dyshime për 11-shen. Ze Maria akoma nuk ka vendosur se kujt do t'i besojë postin e titullarit në këtë takim.
Te bardhblutë të gjithë janë optimistë se, gabimi që ndodhi ndaj Bylisit një javë më parë nuk do të përsëritet më. I të njëjtit mendim është dhe tekniku brazilian, Ze Maria i cili ka përcaktuar objektivat dhe nga kjo sfidë kërkon me çdo çmim fitoren e pastër. Pak orë para takimit, janë zbuluar dhe formacionet e mundshme të takimit që janë si më poshtë.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Lika, Kërçiku, Uellison, Bishaj, Hoxhallari (Çelhaka),Qilimi (Daja), Mavaje, Doka, Karabeci, Sentamu, Ngoo;
Apolonia: Çako, Braka, Duda, Kuçi, Sota, Broshka, Andoni,Hysenshahaj, Llambi, Dimo, Krasniqi;