Juventusi do të luajë në orën 20:45 sfidën e javës së 5-të të Serie A. Bardhezinjtë pas barazimit ndaj Crotones kërkojnë me çdo rikthimin te fitorja. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.
Trajneri Pirlo ka vendosur të hedhi në fushë nga minuta e parë Dybala së bashku me Moratan, ndërsa ka lënë në stol Kulusevksin. Në stol gjithashtu do të jetë edhe Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral; Cuadrado, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Ramsey; Dybala, Morata.
Verona (3-4-2-1) Silvestri; Lovato, Ceccherini, Empereur; Faraoni, Vieira, Colley, Lazovic; Tameze, Zaccagni; Kalinic.