Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FORMACIONET/ Befason Ançeloti, Hysaj përfundon në tribunë. Jurgen Klopp nga minuta e parë me "artileri të rëndë"

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Befason Ançeloti, Hysaj përfundon në tribunë.

Sot në orën 18:55 melodia e Uefa Champions League do të pushtoj stadiumet e Napolit dhe Salzburg. Italianët e drejtuar nga Ançeloti do të presin, miqt belg të Genk. Skuadra e drejtuar nga Anceloti është në vendin e dytë me 9 pikë, pas Liverpool të cilët kanë 10. Duke parë situatën tek ekipi i Napolit, kjo ndeshje mund të kthehet në "ferr" për napolitanit, pasi një humbje do të ishte fatale.

Tekniku më i kritikuar tani në Itali, Anceloti ndoshta luan sfidën e fundit të tij me fanelën e Napolit dhe ditën e sotme duket se ka hedhur në lojë të preferuarit e tij. Në mënyrë të befasishme Anceloti ka lënë jashtë talentin Lozano, ndërsa i beson sulmin Milik dhe Mertens. Ndërsa i pa shpjegueshëm është fakti se pse Hysaj nuk gjendet as në stolin e rezervave.

Nga ana tjetër kampionët në fuqi të Europës, Liverpool do të ndeshen me surprizën e grupit Salzburg. Jurgen Klopp nuk e ka nënvlerësuar sfidën e sotme duke hedhur në fushë formacionin më të mirë duke filluar nga Van Dijk, Salah dhe Mane.

Formacionet: Napoli - Genk

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Zielinski, Fabian Ruiz; Milik, Mertens.

Genk (3-4-3): Vandevoordt; Maehle, Deëaest, Lucumi, De Norre; Hrosovsky, Berge, Ito; Paintsil, Onuachu, Samatta.

Formacionet: RB Salzburg - Liverpool

RB Salzburg (4-3-3): Stankovic; Kristensen, Ëober, Onguené, Ulmer; Mëepu, Junuzovic, Szoboszlai; Minamino, Haaland, Hëang.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Ëijnaldum, Henderson, Keita; Salah, Firmino, Mané.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga