Arbnor Muja sëbashku me ekipin e tij, Atwerp do të zbarkojnë në Spanjë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Skuadra belge ku aktivizohet shqiptari, pritet ta ketë mjaft të vështirë në transfertë përballë katalanasve që janë pretendent për këtë ndeshje, por dhe favoritë për ta mbyllur si kokë grupi.
Barcelona në krahun tjetër kërkon fitoren në ndeshjen e sotme që do të zhvillohet në “Estadio Olímpico”, për të treguar që është një ekip i fortë dhe me qëllime serioze.
Sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja do të jetë titullar në këtë ndeshje historike për të, duke shpresuar që të ndihmojë ekipin pse jo edhe për të marrë 1 pikë. Pas golit dhe asistimit të realizuar në fundjavë në kampionatin belg, Muja kërkon që të vazhdojë ecurinë pozitive.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të sfidës, Barcelona – Antwerp.
[caption id="attachment_706896" align="alignnone" width="645"] FORMACIONET ZYRTARE[/caption]