Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FORBES zbulon 10 futbollistët më të paguar, RONALDO dhe MESSI "lirojnë" fronin

Shkruar nga NEWSPORT
FORBES zbulon 10 futbollistët më të paguar, RONALDO dhe MESSI

Çdo vit, revista prestigjoze Forbes, publikon renditjen për sportistët më të paguar në botë. Në botën e futbollit prej vitesh dominohej nga dyshja Ronaldo – Messi por ky vit ka sjellë një ndryshim në renditje. Renditja bëhet në bazë të rrogës dhe sponsorave të lojtarëve.

Vendin e parë e rrëmben sigurisht, Mbappe, i cili me kontratën e re përfiton plot 113 milionë euro në sezon vetëm nga rroga, gati dyfishin e shokut të skuadrës, Messi që me 66 milionë mban vendin e dytë. Podiumin e mbyll Ronaldo që paguhet 41 milionë euro + 61.5 milionë nga sponsorat.

Neymar zbret nga podiumi dhe mban vendin e 4 me 56 milionë euro rrogë dhe 32.75 milionë euro nga sponsorët. Erling Haaland bën “debutimin” e tij në listë teksa mban vendin e 6 me 35 milionë euro + 4.1 nga sponsorat.

LISTA E PLOTË:

1-Kylian Mbappe (PSG)- 112.7 milionë euro nga rroga + 18.4 milionë euro nga sponsorët

2- Lionel Messi (PSG)- 66 milionë euro rrogë + 56.34 milionë euro nga sponsorët

3-Cristiano Ronaldo (Manchester United)- 41 milionë euro rrogë + 61.45 milionë euro nga sponsorët

4- Neymar (PSG)- 56.35 milionë euro rrogë + 32.75 milionë euro nga sponsorët

5- Mohamed Salah (Liverpool)- 35.85 milionë euro rrogë + 18.45 milionë nga sponsorët

6- Erling Haaland (Manchester City)- 35.85 milionë euro rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

7- Robert Lewandowski (Barcelona)- 27.65 milionë euro rrogë + 8.2 milionë nga sponsorët

8- Eden Hazard (Real Madrid)- 27.65 milionë rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

9- Andres Iniesta (Vissel Kobe) 25.6 milionë euro rrogë + 5.1 milionë nga sponsorët

10- Kevin De Bruyne (Manchester City) 25.6 milionë euro rrogë + 4.1 milionë nga sponsorët

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga