
"France Football" ështën revista prestigjoze franceze, e cila këtë vit ka marrë ekskluzivitetin e dhënies së çmimit "Topi i Artë", ndërsa këtë javë ka vepruar duke bërë dhe formacionin më të mirë të javës për kampionatet më në zë që zhvillohen në Europë.
"Pitbulli" i Freiburg, Amir Abrashi, është përzgjedhur mes më të mirëve të Europës këtë javë, teksa ai mori notën 1 që është më e larta në Bundesliga 1 për vlerësimin e një lojtari. Ai luajti maksimalisht ndaj Ëerder Bremen, duke rënë në sy të të gjithëve.
Abrashi ishte përkrah Mavrajt në formacionin e javës në Bundesliga 1, ndërsa për “France Football”, Abrashi bën gjithçka i vetëm për të qenë motori i mesfushës së Freiburgut.
Në “Formacionin më të Mirë” të javës në Europë, përkrah Abrashit në mesfushë ndodhen edhe nigeriani Victor Moses i Chelsea-t, polaku Karol Linetty i Sampdoria-s dhe belgu Yannick Carrasco i Atletico Madrid, që përballë Malagas realizoi dy gola, për një total prej 6 rrjetash në harkun e 15 ditëve. Në sulm nuk mungonin emra të mëdhenj si Higuain Ronaldo.