Foto ilustruese
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur teksa ai po kthehej në banesë nga Rruga Bagdat në Sivas, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për lëndime serioze.
Deri në këto momente, klubi ku aktivizohet Manaj, Sivasspor nuk ka reaguar me një njoftim zyrtar. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me rrethanat e aksidentit.
Poll
