Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI bëhet gati për Antalia, Gega dhe Rama ende në "fluturim"

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI bëhet gati për Antalia, Gega dhe Rama ende në

Partizani do të niset sot në darkë drejt Antalias, vend ku do të zhvillojë fazën përgatitore për gjysmën e dytë të këtij sezoni futbollistik. Krahas përgatitjeve do të punohet edhe për merkaton e dimrit, megjithatë deri më tani s'ka asgjë zyrtare.

Lojtarët me stafin teknik janë përgatitur për udhëtim, mësohet se ende s'kanë mbërritur në Shqipëri trajneri Skënder Gega së bashku me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama. Të dy ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe priten të mbërrijnë sot në kryeqytet.

Gega do të bashkohet me grupin për të udhëtuar drejt Turqisë, ndërsa drejtori Olsi Rama me gjasë do të qëndrojë në Tiranë për t'u marrë me afrimet apo edhe ndonjë largim të mundshëm nga skuadra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga