
Julian Ahmataj ka nisur punën si trajner i Bylisit. Ish-mbrojtësi i disa skuadrave të njohura në Superiore, tashmë do të nisë një aventurë të re, pas asaj të provuar në stolin e Teutës.
Në prononcimin e parë si trajner i Bylisit, Ahmataj ka deklaruar: "Misioni im dhe i lojtarëve në bashkëpunim me drejtuesit e klubit është të ngjisim ekipin në Superiore. Na pret një punë e vështirë.
Grupi ku marrim pjesë është shumë i fortë, por ne do bëjmë maksimumin për t'ia arritur qëllimit. Bylisi bën diferencën në kushtet që ka krijuar presidenca e klubit, që nga infrastruktura dhe deri te shpenzimet e merkatos.
Kjo është një arsye madhore për të cilën do të kërkoj të justifikoj besimin e klubit ndaj meje duke më besuar stolin e ekipit", u shpreh Julian Ahmataj, i cili rikthehet te Bylisi pas 17 vitesh, pasi kujtojmë se ka luajtur në të kaluarën me fanellën e skuadrës ballshiote.