Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flet ish-mesfushori i Teutës: Ndaj Vllaznisë, triumfon skuadra e Maganit

Shkruar nga NEWSPORT
Flet ish-mesfushori i Teutës: Ndaj Vllaznisë, triumfon skuadra e

Është java e parafundit e Superligës dhe vëmendje maksimale kanë marrë të gjitha skuadrat së bashku me objektivat. Të shtunën në "Niko Dovana" luhet sfida mes Teutës dhe Vllaznisë ku fitorja është e detyrueshme për të dyja skuadrat.

Në prag të kësaj sfide mjaft delikate, në një intervistë për mediat ka folur dhe ish-mesfushori i durrsakëve Bledar Manacaku. Ish-futbollisti ka mbyllur karrierën në verën e vitit 2015 pas një sezoni me Mamurrasin.

"Besoj te një fitore e Teutës, e cila do të siguronte qëndrimin në Superiore. Parashikoj një ndeshje shumë të fortë nga të dyja ekipet por në fund do të fitojë skuadra e Maganit. Barazimi i marrë në Gjirokastër ishte mjaft i rëndësishëm pasi me aq sa kam dëgjuar nga ajo ndeshje nuk duhej të dilej pa pikë. Kjo sfidë konsiderohet si një finale dhe ata e dinë që duhet fituar. Në fund do të triumfojë ish- skuadra ime", u shpreh Bledar Mancaku.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga