
Ekipi i Flamurtarit vazhdon fazën përgatitore në Antalia, në Turqi, ku edhe sot që në orët e para të mëngjesit, ekipi ka zbritur në fushën e blertë në drejtimin trajnerit, për të parë gjendjen aktuale të futbollistëve.
Lojtarët po zhvillojnë provat e fundit përpara zhvillimit të miqësores së parë ndaj FK Tobol (Kazakistan), që është përcaktuar të luhet në orën 17:30 (ora lokale), në IC Santai - Belek.
Ekipi është në gjendje optimale, pasi nuk ka pasur probleme deri më tani. Faqja zyrtare e klubit ka postuar disa foto nga momenti i stërvitjes së futbollistëve, ku duket se gjithçka po ecën më së miri.
[gallery columns="1" size="full" ids="72456"]
[gallery columns="1" size="full" ids="72452,72453,72454"]