Te Flamurtari ditët e fundit janë dyndur shumë futbollistë. Të huaj dhe shqiptarë përbëjnë klubin kuqezi, i cili tashmë duket vërtetë si një kantier. Punohet me një numër të lartë lojtarësh, ndërsa stafi teknik i kryesuar nga Gugash Magani i duhet që të bëjë skarcimet për të “filtruar” më të mirët për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Bruno Lipi dhe Brunild Pepa kur luanin me Bylisin
Peqinasit nuk i ka mbushur mendjen mbrojtësi që luajti në fazën e dytë të sezonit të shkuar me Bylisin, Bruno Lipi. Shtatlarti 22-vjeçar ka qenë më parë pjesë e skuadrave të ligave të ulëta të futbollit grek, ndërsa me Bylisin debutoi vetëm në një takim, duke mos lënë gjurmë. E vëzhgoi për një javë tekniku Magani, ndërsa nuk vendosi që ta mbajë në skuadër për sezonin e ri. Gjithashtu, arsyet nuk janë të qarta pse Lipi nuk u bashkangjit me vlonjatët.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.