Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamuri në mesin e fushës dhe sherri me Murataj, Aleksi: Ngushëllim për rivalët, s’e di sesi Partizani është në vend të parë

Shkruar nga NEWSPORT
Flamuri në mesin e fushës dhe sherri me Murataj, Aleksi:

Tirana fitoi 0-2 me Partizanin në “Air Albania” për javën e gjashtë në Superligë. Duelin e mbrëmjes së djeshme e vendosi Xhixha me dopietë, ndërsa fundi i takimit solli edhe një përplasje mes lojtarëve.

Aleksi i Tiranës mori një flamur nga tifozët dhe e vendosi në mesin e fushës, për të treguar se qyteti ishte bardheblu. Kaq është dashur që shkëndijat me Murataj të ndizeshin. Për mediet, Aleksi ka shpjeguar momentin.

“Nuk jam më ai Aleksi që merrte shumë kartona si më parë, jam më i qetë tani. Mendoj se do të dalim prapë kampion për të mbrojtur titullin. Ne kemi fituar me 10 lojtarë, imagjinoni me 11 lojtarë.

Përplasja me Muratajn? Nuk e kuptova pse erdhi Murataj, nuk kishte debat, thjesht më tha që pse e vendosët flamurin. Ishte thjesht një ngushëllim prandaj e dërgova flamurin në mesfushë, për të treguar që Tirana është bardheblu.

Provokim? Le ta marrin si të duan. Pavarësisht se Partizani është në vend të parë, unë nuk e di sesi Partizani është në vend të parë me këtë lojë që bën. Megjithatë nuk merrem me kundërshtarët. Në futboll ka dhe fat, Partizani ka pasur fat që në ndeshjet e para. Por me mirë fati të vijë vonë”, tregoi Aleksi për mediet.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga