Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fituan thellë ndaj Teutës, Duro i kënaqur me skuadrën: Gavazaj dhe Abazaj janë rikthyer, këtu prej gabimeve tona dhe të kundërshtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan thellë ndaj Teutës, Duro i kënaqur me skuadrën:

Kukësi arriti të merret një fitore të thellë 4-0 ndaj Teutës. Verilindorët morën vendin e parë në klasifikimi pas këtij 3 pikëshi. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Duro u shpreh I kënaqur për fitoren e sotme dhe vendin e parë në renditje.

" Sigurisht që fitorja dhe loja e duket që Kukësi është në rrugën e duhur. Në pjesën e parë në dy tre momente me humbjen e topave u krijuan disa probleme për ne, por ishim në kontroll të lojës. Gjithashtu edhe në pjesën e dytë e kontrolluam lojën dhe goli I dytë vulosi gjithçka pasi Teuta ngeli edhe me 10 lojtarë.

Është herët akoma, ne jemi në vend të parë prej gabimeve të tjerëve, por edhe të tjerët janë këtu për gabimet tona. Ndeshjet e fundit skuadra ka qenë e plotë dhe nuk e kam pasur asnjëherë të plotë skaudrën si në këto 3 ndeshjet e fundit dhe këtë gjë e kanë treguar në këto sfida lojtarët duke qenë në formë të mirë.

Ne e dimë shumë mirë që kanë ardhur dy lojtarë pa fazë përgatitore si Abzaj dhe Gavazj. Mungesa e tyre në lojë sezonin e kaluar tregon që nuk ishin në formën e duhur, por tani kanë ardhur në formën e tyre më të mirë. Unë kam marrë vetëm dy lojtarë, Xhikën dhe Obanor në skuadër. Abazaj dhe Gavzaj nuk kanë nevoj për komente, por Kukësi ka larguar lojtarë shumë cilësor në sulm dhe nuk ishte e lehtë të zëvendësoheshin, por tani Abazaj dhe Gavazj janë rikthyer.

U thash se duhet të jemi të kujdeshëm në mes fushë, përsa I përketë zëvendësimeve, Musolli u dëmtua, ndërsa të tjerat I bëra që lojtarët të bënin pushim".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga