Bylisi mposhti minimalisht Kastriotin në “Adush Muça”, ku DOI do të debutonte me gol te ballshiotët. Një triumf i rëndësishëm për vendasit në duelin e mbijetesës ndaj krutanëve.
Në këtë sfidë trajneri Naxhi Shensoi do të ndëshkohej me të kuq, pas protestave në një moment të takimit.
Pas 3 pikëve për “Oversport” presidenti i nderit të Bylisit, Agron Kapllanaj do të theksonte se:
Fitorja? Sigurisht që jam i kënaqur për fitoren. Bylisi nuk është se ka bërë keq, por fryma e trajnerit të rid he afrimeve të reja ka sjellë një frymë të re në skuadër. Grinta dhe dëshira kanë bërë diferencën, nuk kemi vjedhur asgjë.
Projekti për stadiumin? Sigurisht porjhekti që kemi është ambicioz, dhe jam i bindur se pas daës 14 mars do nis një projekt i madh, nuk më pëlqen shumë për këtë pjesë të flas per politike. Besnik Kapllanaj është kthyer në Shqipëri dhe është shumë mirë me shëndet dhe po rikuperohet. Fazën e tretë e kemi nisur me këmbë të mbarë dhe besoj që do të vazhdojmë me këto rezultate. Ne do të luajmë një futboll të bukur dhe fair play dhe shpresojmë që të marrin atë që meritojmë. Shpresojmë të ketë korrektësi edhe nga gjyqtarët edhe kundërshtarët.
Synimi? Objektivi kryesore është mbijetesa, por duke parë doferencat e vogla në klasifikim të lind dëshira edhe për europën. Por aktualisht të fokusohemi te mbijetesa.
Tifozët? Iu bëj thirrje të gjthë tiufozëve të jenë në mbështetje të skuadrës së zemrës sepse kemi shumë nevojë për to. Por ikja e të rinjve ka dëmtuar shumë vendin tonë, pasi mungojnë shumë edhe në stadiumet e tjera.