
Barcelona ia doli të merrte një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Katalanasit mposhtën në transfertë Atletico Madrid, duke fituar 3-0.
Pas këtij triumfi, Xavi Hernandez theksoi se kjo ësghtë Barça që dëshiron dhe se skuadra që kur ka njoftuar largimin e tij po luan më mirë.
“Mendoj se kjo ishte ndeshja perfekte për të treguar qasjen tonë, filozofinë tonë të lojës. Jemi shumë të lumtur, gjithçka shkoi perfekt dhe sipas planit.
Që kur njoftova vendimin tim për t’u larguar, skuadra po luan më mirë. Ne po presim më shumë, po sulmojmë më shumë, po mbrohemi më shumë.
Kjo është një fitore spektakolare, tri pikë të arta. Kjo është Barça që duam të shohim. Si trajner, jam shumë i lumtur sot”, ka deklaruar timonieri spanjoll.
Kujtojmë se aktualisht Barça ndodhet në vendin e 2-të me 64 pikë, 8 pikë më pak se Real Madrid. Ndërkohë nga ana tjetër ka 2 pikë më shumë se Girona e vendit të 3-të.