
Arsenali ia doli të fitonte derbin e Londrës ndaj Chelsea, teksa goli i Gabriel Jesus në minutën e 63-të do t’i dhuronte 3 pikët Mikel Artetës për t’i rimarrë Manchester City-t kreun e Premier League.
Pask këtij triumfi për “BT Sport”, tekniku i “topçinjve” ka theksuar se skuadra e tij bëri një lojë të guximshme, ndërsa nuk nguroi të lavdëronte edhe autorin e golit.
“Mendoj se sikur jemi një ekip i ri treguam pjekuri, gjakftohtësi dhe guxim. Luajtëm ashtu siç dëshironm dhe bëmë një lojë spektakolare. Kishim përballë një kundërshtarë të vështirë si Chelsea. Siguruam 3 pikët dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kemi rrugë të gjatë për të bërë.
Gabriel Jesus? Energjia dhe vullneti që ai ka është e dukshme edhe për atë që jep për skuadrën. Ai luajti sot shumë mirë, ishte fenomenal në mbajtjen e topit që kulmoi edhe me gol”, ka deklaruar Arteta.