
Luan Pinari ka folur për ndeshjen e sotme të Partizanit kundër Teutës. Ish-lojtari i njohur, tashmë në rolin e analistit deklaroi në emisionin "Gol pas Goli" se fitorja në derbi i ka karikuar maksimalisht të kuqtë. Madje theksoi se trajneri Lerda ka krijuar në mendjen e tij formacionin që do të luajë për gjatë gjithë sezonit.
"Rezultati në derbi i ka dhënë tjetër moral Partizanit. Besoj se trajneri Lerda ka piketuar 11-shen që do të luajë për gjatë gjithë sezonit. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Është një sfidë për t'u parë. Teuta vërtetë na ka surprizuar me lojën e zhvilluar deri tani. Siç e thashë fitorja në derbi e ka motivuar shumë".
Kujtojmë që ndeshja Partizani - Teuta do të luhet në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmas"".