Fitorja e Kombëtares shqiptare me Çekinë ka çuar në kulm euforinë në ambientin kuqezi. Shqipëria mposhti 3-0 rivalët çek në ‘Air Albania’ dhe është vetëm 2 pikë larg kualifikimit në Euro 2024. Emocionet kanë kapur majat dhe kudo ku ka shqiptarë, ka festë.
Jehona e festës nuk ka si mos të bëjë për vete edhe lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë me Kombëtare të huaja, si Xherdan Shaqiri. Mesfushori i Zvicrës ka komentuar nën postimin e sulmuesit Mirlind Daku ku lë një emoji me sytë me zemra.
Shaqiri do të mbahet mend gjatë për festimin me shqiponjën dykrenare pas golit të shënuar ndaj Serbisë në Botërorin Rusi 2018.
Poll