Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitorja e United, mediet angleze zbulojnë fjalët e Cristiano Ronaldos: Duajeni këtë klub

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e United, mediet angleze zbulojnë fjalët e Cristiano Ronaldos:

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë se kudo që do të shkelë do të arrijë të lërë gjurmë. Protagonist absolut në fitoren e Manchester United kundër Newcastle, mediet angleze kanë zbuluar fjalët e portugezit në dhomat e zhveshjes.

"The Sun" ka zbuluar fjalët e Ronaldos për shokët e skuadrës: "Unë jam kthyer në Manchester United për dy arsye. E para është sepse e dua klubin. E dyta është se e dua mentalitetin fitues që lind në radhët e këtij klubi.

Unë nuk jam kthyer për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse ju djema doni të keni sukses, atëherë kam nevojë që ju ta doni këtë klub nga zemra juaj. Ju duhet të hani, të flini dhe të luftoni për këtë klub. Pavarësisht nëse luani apo jo, ju duhet të mbështesni shokët tuaj të skuadrës dhe të jepni gjithmonë 100 për qind për klubin", ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga