
Chelsea duket se ka ‘shkelmuar’ krizën në kampionat, teksa në Premier League mbrëmjen e djeshme mori fitoren fitoren e 3-të rresht. “Blutë” e Londrës pas këtyre rezultateve janë ngjitur në klasifikim.
Mauricio Pochettino pas këtij suksesi ka theksuar se skuadra luajti mirë dhe ndeshje të tilla e ndihmojnë ekipin të rritet.
“Në pjesën e dytë filluam më mirë, mendoj se luajtëm futboll të shkëlqyeshëm për gjysmë ore dhe duhet të kishim shënuar edhe një ose dy gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen. Në fund të ndeshjeve ne gabojmë dhe gjithmonë i lejojmë kundërshtarëve goditje nga këndi dhe hapësirë. Fulham është i mirë në këto momente, por ne u mbrojtëm mirë dhe mendoj se kjo është një nga ato ndeshje që na ndihmojnë të rritemi në besim”, deklaroi Pochettino.