Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Fitorja e 14-të radhazi, nuk di të ndalet skuadra e Prishtinës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e 14-të radhazi, nuk di të ndalet skuadra e Prishtinës

Prishtina vijon të shkëlqejë. Skuadra kryeqytetase e Superligës së Kosovës ka grumbulluar sot fitoren e 14-të rresht. Bardhekaltërit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 4-0 kundër Arbërisë.

Vendasit s'e diskutuan në asnjë moment fitoren, teksa 45 minutat e para u mbyllën me 3 gola. Fillimisht ishte Leonit Abazaj që zhbllokoi takimin në minutën e 9-të dhe 12 minuta më pas, arriti sërish të dyfishonte shifrat. Leutrim Kryeziu realizoi në të 37-tën duke mbyllur kështu këtë pjesë të parë.

Edhe e dyta foli për bardhekaltërit, megjithatë vrulli i golave ra. Duhej të vinte minuta e 92-të që Besnik Krasniqi të surprizonte me një goditje dënimi duke i vënë kapakun takimit dhe rezultatit në 4-0.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga